
Ka sërish ndyshime përsa i përket axhendës së Kategorisë Superiore për javët në vijim. Axhenda e publikuar më datë 19 shkurt, ka pësuar sërish ndryshime pak më parë.
“Kryefjala” e javës së 28-të Vllaznia-Partizani që ishte programuar të zhvillohej në orën 17:00, do të zhvendoset në orën 16:30. Gjithashtu dhe takimet e tjera do të kenë ndryshime oraresh, përveç sfidës Tirana-Laçi, për shkak se bardheblutë nuk mund të presin ekipin kurbinas në “Elbasan Arena”.
Si ishte axhenda për datën 5 mars
Egnatia – Dinamo ora 14:00
Vllaznia – Partizani ora 17:00
Si do të jetë për datën 5 mars
Egnatia – Dinamo ora 16:30
Vllaznia – Partizani ora 16:30
Si ishte axhenda për datën 6 mars
Bylis – Teuta ora 14:00
Elbasani – Skënderbeu ora 17:00
Tirana – Laçi ora 17:00
Si do të jetë për datën 6 mars
Bylis – Teuta ora 13:30
Elbasani – Skënderbeu ora 16:30
Tirana – Laçi(e pacaktuar)