Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Rezultati 4-5 nuk është katastrofë”, legjenda Thomas Muller ka besim te Bayerni: Do të fitojë me dy gola diferencë

Shkruar nga NEWSPORT
“Rezultati 4-5 nuk është katastrofë”, legjenda Thomas
Thomas Muller

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen të mërkurën e 6 majit, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të nisë në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe legjenda bavareze, Thomas Muller.

“Nëse Bayerni luan për 90 minuta siç bënë në Paris, atëherë do të fitojë me një apo dy gola diferencë. Le ta bëjmë këtë.Shumë gola si në Paris? Nga minuta e 60-të, të dy skuadrat do të kenë rezultatin në mendje dhe si rrjedhojë edhe do të përshtaten. Kushdo që të jetë në kryesim, pranon që të luajë pak më i tërhequr, ndërsa ekipi tjetër do të marrë kontrollin e lojës. Ndeshjen e kthimit do ta karakterizojë ky lloj interpretimi.

Rezultati 4-5 nuk është katastrofë. Sigurisht, ka situata që janë më luksoze. Por Parisi ka avantazhin e vetëm një goli dhe ndeshja e dytë është në shtëpi. Mua më la më shumë mbresa paraqitja e Bayernit në Paris se sa në ndeshjet ndaj Realit. Ajo vazhdimësi në lojën e vet dhe besimi. Pasi mendërisht, duhet të përmbysje një humbje 2-5”, tha Muller.

Kujtojmë që në “folenë” e tij, Bayerni kërkon përmbysjen e madhe ndaj PSG-së. Sfida e parë përfundoi mes spektaklit me shifrat 5-4 në favor të parisienëve, rezultat që mban në lojë bavarezët.

Poll

Lexo gjithashtu