Skuadra e Vllazinë në këtë sezon të Superiores si pritëse po “imiton” Liverpoolin e viteve të fundit në “Anfield Road”. Ekipi i Edi Martinit ka zhvilluar 5 ndeshje në “Loro Boriçi”, e përkthyer me 5 fitore dhe 12 gola të shënuar, të pathyeshëm.
Seria e ka zanafillën nga ndeshja kundër Egnatias 2 – 0, për të vijuar 4 – 1 me Partizanin, 2 – 0 karshi Vorës, 1 – 0 kundrejt Elbasanit dhe 3 – 1 në “Klasiken” e Shqipërisë ndaj Tiranës. Shanset janë që fitoret radhazi të vijojnë edhe ndaj Dinamos.
Fakti që skuadra e Ilir Dajës vjen pas 5 ndeshjesh pa humbje në Superiore është tregues se pritet një ndeshje e “dyluftuar”. Vlen të përmendet se ekipi kuqeblu vijen pas dy rezultateve jo të “denja” nga transfertat e fundit, humbja në Vlorë dhe barazimi në Rrogozhinë, çka do të thotë se fitorja kundër një rivali të drejtëpërdrejtë si Dinamo do i rikthejë në rrugën e duhur.
