Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Aleksi dhe Fangaj njëzëri: S'kemi frikë nga Partizani, jemi Egnatia dhe të ndërtuar për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Aleksi dhe Fangaj njëzëri: S'kemi frikë nga Partizani, jemi
Albano Aleksi dhe Abdurrahman Fangaj

Egnatia dhe Vllaznia barazuan në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Final 4”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV kanë folur dy lojtarët e Egnatias, Albano Aleksi dhe Abdurrahman Fangaj.

Aleksi: "Patjetër që jam i lumtur pavarësisht se ishte ndeshje e vështirë. Mendoj se ndaj Partizanit do të jetë ndeshje e bukur. Përpiqem gjithmonë për t’u treguar lojtarëve të rinj që duhet të bësh fort që dhe ata të japin maksimumin. Nuk i frikësohem Partizanit, shpresoj të bëhet një nga finalet më të bukura. Është ndeshje 50 me 50. Shpresoj të jetë sfidë e bukur dhe në fund të fitojmë ne. Protestat ndaj arbitrit? Në finale do të jetë arbitër i huaj dhe shpresoj të jetë ndër më të mirët. Jam lojtar që di t’i frenoj nervat e mia. Gjendja e Zejnullait është mirë, sapo mori vesh që jemi në finale u bë më mirë".

Fangaj: "Padyshim që ndaj Partizanit është e vështirë por ne jemi Egnatia dhe jemi ndërtuar për titullin kampion dhe do ja dalim. Dy trofe me Egnatian dhe dy me Vllazninë? Padyshim që është një kënaqësi e veçantë të fitosh 4 kupa për 4 vite dhe pres qershinë mbi tortë që është titulli kampion".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga