
Tirana – Flamurtari është një nga përballjet më interesante të javës së 3-të të kampionatit. Takim që është parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:00.
Por kjo sfidë ka mbetur “pezull’ për shkak se ende nuk dihet se ku do të zhvillohet. Tirana mësohe se ka bërë kërcesë që kjo përballje të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Në këtë impiant janë përmirësuar kushtet, me FSHF-në që ditën e djeshme ka par ënga afër gjenden e stadiumit.
Drejtuesit kryeqytetas dëshirojnë që të rikthehen të luajnë këtë ndeshje të rëndësishme në “Selman Stërmasi” për të patur afër edhe tifozët, teksa presin “dritën jeshile” nga Federata.
Me shumë gjasa gjithçka do të zyrtarizohet pas sfidës së Kombëtares, ku FSHF-ja do të caktojë edhe stadiumin ku do të luhet kjo përballje, teksa opsion është edhe “Air Albania”.