Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Air Albana” apo “Selman Stërmasi”? FSHF-ja vendos për stadiumin ku do të luajë Tirana si pritëse

Shkruar nga NEWSPORT
“Air Albana” apo “Selman Stërmasi”? FSHF-ja vendos
Tirana

Jemi vetëm 3 ditë para startit të kampionatit dhe tashmë gjithçka po bëhet gati për sezonin e ri. Tirana është një prej ekipeve që në këtë sezon dëshiron të bëjë mirë dhe të mos përsërisë sezonin e kaluar.

Gjithçka nis me stadiumin dhe mësohet se bardheblutë do të luajnë ndeshjet e tyre në kryeqytet. Nuk do të jetë më e nevojshme të “shtegtojnë”, teksa një pjesë të ndeshjeve të tyre do ta luajnë në “Air Albania”.

Arena Kombëtare do të jetë stadiumi ku do të presë ndeshje më kryesorë të bardhebouve, teksa një pjesë të ndeshjeve si pritëse do t’i luajë edhe në “Selman Stërmasi”. Për të bërë diçka të mundur, në “Selman Stërmasi” janë përmirësuar kushtet, duke marr kështu edhe miratimin e FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu