Portieri i Egnatias Mario Dajsinani po lakmohet gjithmonë e më shumë për mundësinë e largimit nga kampionët në fuqi të Superiores.
Edhe pse 27-vjeçari ka kontratë me rrogozhinasit deri në verën e vitit 2028-të, spekulimet për zhvendosjen nuk ka të ndalur. Sipas informacioneve të fundit, “RTSH” bën të ditur se skuadra polake Legia Warszawa, i ka ofruar 800 mijë euro Egnatias për transferimin Dajsinanit.
Një kuotë e tillë, vështirë të refuzohet prej klubit shqiptar. Tashmë, “topi” është në “këmbët” e Egnatias dhe përgjigja do “vulos” mundësinë e zhvendosjes nga elita e futbollit shqiptar. Për informacion, te Legia Warszawa ka luajtur edhe sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, bëhet fjalë për vitet 2021-2024.
