Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

5 ditë para finales me Partizanin, “gëzojnë” tifozët e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
5 ditë para finales me Partizanin, “gëzojnë”
Tifozet e Egnatias

Egnatia “ëndërron” titullin e parë në historinë e klubit. Rrogozhinasit janë vetëm 90 minuta larg këtij suksesi. Ditën e dielë do të kërkojnë fitoren ndaj Partizanit, sfidë që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.

Një duel delikat dhe shumë i rëndësishëm, me rrogozhinasit si kurrë më parë kërkojnë mbështetjen e tifozëve. Pikërisht për këto të fundit kanë bërë një postim në rrjetet  sociale.

Tashmë të gjithë mbështetësit e rrogozhinasve do të kenë mundësinë të blejnë biletat për finalen edhe në pikat e shitjes në stadiumin “Egnatia Arena”. Të gjithë ultrasit e Egnatias do të pozicionohen në tribunën S, e cila është e rezervuar enkas për ta.

Padiskutim ky është një lajm i mirë për ta, pasi tashmë do të kenë mundësinë të sigurojnë biletat pa qenë e nevojme për të ardhur në Tiranë.

“⏳️ Të gjithë bashkë për ëndrrën e madhe.

Nga nesër biletat për sektorin e tifozëve tanë ( S ) do dalin në shitje dhe në stadiumin Arena Egnatia.

???? One more to go...”, shkruan klubi rrogozhinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga