Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 kampionë pa kontrata, Edlir Tetova me sytë nga drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
4 kampionë pa kontrata, Edlir Tetova me sytë nga drejtuesit
Egnatia

Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion në Superiore. Rrogozhinasit në 3 vite kanë arritur të dominojnë kampionatin shqiptar, ku ia kanë dalë të fitojnë 5 trofe të rëndësishëm.

E kur tashmë jemi 1 muaj e pak para hapjes zyrtare të merkatos, në Rrogozhinë kanë nisur lëvizjet e para. Disa emra fliten se do të transferohen te kampionët, ndërsa një çëshje e rëndësishme është edhe rinovimi me disa nga titullarët.

Janë plot 4 futbollistë që dalin të lirë në qershor dhe bëhet fjalë për Albano Aleksin, Renato Malotën, Edison Ndrecën dhe Arbin Zejnullain. Të 4 kampionët janë lider të skuadrës së Edlir Tetovës, të cilët çuan ekipin drejt trofeut.

Dhe timonieri i kampionëve tashmë nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi drejtuesit kanë nisur punën për rinovimet me ta. Si stafi ashtu edhe drejtuesit i shikojnë si të domosdoshëm për skuadrën dhe do të tentojnë t’i mbajnë në ekip dhe në këto kushte Agim Demrozi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titullarët. Tetova siç dihet ka kërkuar të mbajë bazën e skuadrës për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga