Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

200 mijë euro nga Belgjika, Egnatia mbush arkat me largimin e yllit të mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
200 mijë euro nga Belgjika, Egnatia mbush arkat me largimin e yllit të
Egnatia

Para disa ditësh, raportohej se Serxho Ujka do t’i jepte lamtumirën Egnatias. Kjo gjë pritet të ndodhë, me mesfushorin ofensiv 26-vjeçar që do t’i japë lamtumirën rrogozhinasve pas një sezoni.

Serxho Ujka pritet ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin belg. Klubi i cili do të blejë kartonin e mesfushorit 26-vjeçar nga Egnatia, është Zulte Waregen që ndodhet në elitën e futbollit belg.

Klubi rrogozhinas pritet të mbushë arkat nga shitja e Serxho Ujkës me 200 mijë euro, të cilat do të paguhen nga belgët. Mesfushori i kampionëve të Shqipërisë pritet të firmosë një kontratë 2+2-vjeçare me klubin e tij të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga