Vusal Isgandarli është një titullar i padiskutueshëm te Partizanit. Ish-i i Egnatias ka luajtur në 1 ndeshje në këtë sezon në kampionat, duke shënuar 3 gola vendimtar për të kuqtë.
30-vjeçari u bë pjesë e kryeqytetasve në merkaton e verës, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij sezonit. Por duke para paraqitjet e tij me të kuqtë, drejtuesit i kanë ofruar rinovimin.
Diçka të tillë e zbulojnë mediat në Azerbajxhian. Sipas “azerisport.com” bëhet me dije se Partizani i ka ofruar sulmuesit një kontratë të re, gjë e cila tashmë ndodhet në duart e futbollistit, i cili duhet të vendosë për vazhdimësinë ose jo.
“Sulmuesi azerbajxhanas i klubit shqiptar të futbollit Partizani, Vusal Isgandarli, mund të ndryshojë skuadër. Sipas azerisport.com, Partizani i ka ofruar tashmë futbollistit 30-vjeçar një kontratë të re njëvjeçare, por Isgandarli ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Kontrata aktuale me klubin i skadon në fund të sezonit”, kanë shkruar mediat azerbajxhianase.
