
Sporti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta Petrit Qendro. Një nga figurat e njohura të sportit shqiptarë, mbyll sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Defrim Methasani. Qendro prej disa vitesh kontriboi në sport, kryesisht te gara e kercimit me shkop. Ndër të tjera ai është shpallur Nder i Kombit dhe Mjeshtër i Madh. Gjithashtu ka lënë gjurmë në sport, si mësues, trajner dhe drejtues sporti.
“Ndjeva dhimbje kur mora lajmin e hidhur mesditën e 19 korrikut. Shuhet në moshën 86 vjeçare, njëri nga kampionët e mëdhenj të sportit shqiptar, Petrit Qendro, Mjeshtër i Madh dhe Nderi i Sportit Shqiptar, Mësuesi i Popullit. Ish sportisti universal dhe trajneri e drejtuesi i paepur i sportit, la pas një jetë që kryefjalë kishte sportin. Së bashku me bashkëshorten e tij Ana Qendro edhe ajo një kampione e madhe veçmas në organizimet dhe ceremonitë sportive, të dy së bashku, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme kujtese me rezultatet e arritura si mësues, trajnerë, organizatorë dhe drejtues të sportit. Veçmas gara e kërcimit me shkop për meshkuj, ishte tregues i niveleve të larta të cilësisë sportive në atletikë, ku padyshim merita kishte emrin Petrit Qendro. Përmes këtij postimi, dua të ngushëlloj familjen e tij, por dhe familjen e sportit shqiptar, sepse nga sot do ti mungoi njëri nga simbolet e tij.
Shënim: Fotografia risjell një kujtim të bukur kur ai u dekorua nga Presidenti dhe pozicionohet në krahun tim të djathtë”, ka shkruar gazetari i njohur.