Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shqipëria nuk pyet për vendimin e CAS, shteti në mbështetje të Komitetit Olimpik

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria nuk pyet për vendimin e CAS, shteti në mbështetje
 

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pati në përfaqësinë e tyre sot kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn dhe zëvendësministrin e sporteve Endri Hoxha. Kështu delegacioni pati dhe përfaqësues nga shteti shqiptar, ndërsa Abakarov zhvilloi ndeshjet e tij të mundjes.

Mundësi rus nuk ia doli të shkonte më shumë se faza çerekfinale duke u larguar pa medalje. Prezenca e zëvendësministrit Hoxha tregon dhe mbështetjen e shtetit shqiptar për Komitetin Olimpik. Dhe pse kujtojmë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës shfuqizoi Asamblenë Zgjedhore që u mbajt para 4 viteve.

Kanë mbetur dhe 3 ditë nga mbyllja e Lojërave Olimpike të Paris 2024. Shqipëria përfaqësohet dhe nga 2 mundës rus, pikërisht Valiev dhe Dudaev që synojnë medalje.

Aktualisht i gjithë fokusi është aty. Më pas mbetet për t’u parë cilat do jenë vendimet që do pasojnë, teksa CAS hodhi poshtë Komitein Olimpik aktual që ka Shqipëria.

Poll

Lexo gjithashtu