
Ka përfunduar java e 13-të e kampionatit amator Sunday League 9×9. Në Grupin A, rivaliteti mbetet i fortë, pasi skuadrat Tigres, Dajti dhe Kastriotët kanë nga 30 pikë secila. Këtë javë në këtë grup fituan skuadrat Elso, Dajti, Raiffeisen Bank, Friends Team, Primo MFC, Kastriotët dhe Alpha Cross. Vetëm ndeshja Vatër – Dymbëdhjeta u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Grupi B prodhoi rezultate surprizë, pasi tre ekipet kryesuese u ndalën në barazim. Skuadra e ATS që kryeson renditjen, barazoi 1-1 ndaj IMMI. Ndërsa Confucius dhe Luminesen u përballën me njëra-tjetrën. Sfida nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll në barazim 0-0.
Në ndeshjet e tjera të Grupit B, fitore siguruan skuadrat Three Lions, MD, Urban, Jata Market, Gaia Triumph, Ferraj dhe Musa.
Më poshtë rezultatet e javë së 13-të të kampionatit FSHF Sunday League 9×9:
GRUPI A
Vatër – Dymbëdhjeta 0-0
Ju Ar Plast – Elso 1-2
Barrikada – FC Dajti 0-3
Coca Cola Tepelena – Raiffeisen Bank 3-4
Legjendat – Friends Team 2-4
S.C. UET – Primo MFC 0-3
Kastriotët – North Gate 2-0
FC Mallakastra – Alpha Cross Fit 1-2
GRUPI B
FC Parku – Three Lions 4-6
FC Confucius – FC Luminesen 0-0
MD – Antigonean 3-1
Vila-L MFC – Urban 0-1
FB Passion – Jata Market 1-2
Futura Dent – Gaia Triumph 2-4
ATS – IMMI 1-1
Ferraj FC – Beralb 3-1