
Bekim Balaj dhe Sulejman Demollari
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Topin e Artë 2024”. Një spektakël dhe një mbrëmje gala e cila ka nisur në Televizionin Klan në orën 20:00, nën moderimin e Ardit Gjebreas dhe Almeda Abazit.
Bekim Balaj është ai që ka fituar “Këpucën e Artë” në këtë mbrëmje gala. Çmimi i është dorëzuar nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.
Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.