
Armando Sadiku
Armando Sadiku është bërë nostalgjik për fillimin e karrierës së tij. Kështu sot ishte në Shqipëri ku zbriti në fushën e blertë për stërvitje.
"Sot bëra stërvitje me një nga ekipet e babit tim aty ku edhe unë kam hedhur hapat e parë të karrierës time", shkruan Sadiku në rrjetet sociale. Kujtojme se Sadiku e nisi karrierën me Turbinën e Cërrikut, para se të transferohej më pas te Gramozi dhe Elbasani.
Verdheblutë ishin skuadra e fundit shqiptare, ndërsa më pas vazhdoi karriera jashtë Shqipërisë. Kujtojmë se aktualisht është pjesë Mohun Bagan në elitën e futbollit indian. Atje ka dhe 1 vit të mbetur kontratë.
View this post on Instagram
Poll