Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Muzaka te Tirana, ish-mbrojtësi ‘thumbon’ tifozin e zjarrtë: Si drejtor do i japi akoma më shumë Alban Berisha

Shkruar nga NEWSPORT
Muzaka te Tirana, ish-mbrojtësi ‘thumbon’ tifozin e
 

Lajmi se Gjergji Muzaka do të emërohet drejtor i Klubit Shumësportësh Tirana ishte ndër kryesorët të javës së fundit. Ish-futbollisti i bardhebluve dhe i Kombëtares shqiptare mund të rikthehet protagonist direkt në sport, por kësaj rradhe jo në futboll.

Muzaka ka qenë gjithmonë një emër që prodhon lajm dhe komentet janë të shumtë në lidhje me këtë çështje. Ndër ta, në postimin e Neësport.al, shihet dhe ai i Alban Berishës, tifozit të zjarrtë të bardhebluve që shkruan se Muzaka “si futbollist i ka dhënë Tironës”.

Në formë batute ndaj Berishës, një koment ka lënë edhe ish-mbrojtësi i njohur, Arian Sheta që ka veshur fanella të mëdha të futbollit shqiptar duke përfshirë të tre kryeqytetasit.

“Si drejtor do i japi akoma më shumë Alban Berisha…”, shkruan Sheta poshtë komentit të Berishës.

Muzaka te Tirana, ish-mbrojtësi ‘thumbon’ tifozin e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga