Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, emocione dhe spektakël pritet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, emocione dhe
Mbremja Gala "Topi i Arte 2024"

Federata e Futbollit do të organizojë mbrëmjen e sotme edicionin e tretë të mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të jetë një mbrëmje feste, e gjitha për t’u shijuar nga të pranishmit në sallë dhe ndjekësit nga televizioni.

Ky spektakël starton në ora 20:00, teksa që prej orës 19:30 do të nisë hyrja e personaliteteve të futbollit dhe jo vetëm, teksa kalojnë në tapetin e kuq. Siç është bërë e ditur më herët, spektakli do t’i kushtohet arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Do të jepen 9 çmime përgjatë kësaj mbrëmje, teksa nuk do të mungojnë as surprizat qe do ta bëjnë mbrëmjen të paharruar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga