Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Lojtarët duhet të luajnë për presidentin”, Pano Xhixho apel edhe ‘Fanaticsave’: Tirana e shtyu orarin për tifozët, ata duhet të jenë pranë klubit në këtë situate

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët duhet të luajnë për presidentin”, Pano
Pano Xhixho

Çështja e ankandit të Tiranës është tema kryesore në futbollin shqiptar në javën e fundit. Vendimi i Gjykatës ditën e sotme pezulloi ankandin duke lënë klubin në pronësinë e Refik Halilit. Pavarësisht çështjeve administrative, bardheblutë duhet të jenë të fokusuar në ndeshjen e sotme me Kukësin ku duhet përmbysja për të kapur finalen.

Gazetari i njohur, Pano Xhixho, në studion e emisionit Skaner, u shpreh në prag të sfidës se lojtarët dhe tifozët duhet të jenë pranë klubit në këtë situatë delikate.

“Ai vendimi i sotëm është bonus psikologjik për skuadrën aktualisht. Presidenti Halili ka marrë kohën e mjaftueshme për të zgjidhur çështjen administrative. Tani lojtarët duhet të japin maksimumin edhe për t’i qënë pranë presidentit.

Edhe tifozët e Tiranës, Fanatics, ashtu siç kanë prezent më parë për çështjet e presidentit Halili, mendoj se duhet të jenë edhe sot për këtë situatë. Nuk i shikoj të ishin aq sa mendoja, Tirana ka bërë një sakrificë për të shtyrë ndeshjen në 18:00 për të patur sa më shumë tifozë. Duhet ndihma e tyre pasi rezultati 0-2 është i vështirë për t’u përmbysur. Edhe Kukësi luan ndeshjen e sezonit përballë Tiranës”, tha Xhixho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga