Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shitja e aksioneve të Tiranës, Gjykata vendos për të ardhmen e klubit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Shitja e aksioneve të Tiranës, Gjykata vendos për të ardhmen
Tirana

Gjykata e Tiranës ka pezulluar ankandin për shitjen e aksioneve të klubit bardheblu. Në një seancë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, gjyqtarja Alma Hicka i ka hequr të drejtën Përmbarimit të shesë 66 përqind të aksioneve.

Çështja do të gjykohet nga themeli dhe në këtë mënyrë, aktualisht të drejtat e pronësisë mbi klubin vijojnë t’i takojnë presidentit Refik Halili.

Ditë më parë, dolën në shitje nga përmbaruesi Baftjar Nela 66 përqind të aksioneve, ku pretendohet se administratori i klubit të Tiranës, ka një borxh prej 2.4 milionë eurosh. Dhe në këto kushte, përmbarimi ka konfiskuar aksionet bardheblu duke i nxjerrë në shitje.

Kujtojmë që në ankandin e parë të zhvilluar nga kjo zyrë përmbarimore, nuk pati asnjë ofertues. Dhe së fundmi, ka qenë Refik Halili i cili ka çuar këtë çështje në gjykatë për t’i dhënë drejtim sipas rrugëve ligjore. Pritet me interes të shihet se çdo të vendosë Gjykata e Tiranës që do të shqyrtojë të gjithë faktet administrative.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga