
Alban Xhaferi dhe Sabah Bizi
Sabah Bizi i ka pikëlluar të gjithë në kampin shkodran. Vdekja e legjendës ka prekur çdo shqiptar pasionant pas futbollit, po më së shumti shkodranët ku dhe bëri histori.
Presidenti i Vllaznisë ka reagur nëpërmjet një postimi për familjen Bizi. Alban Xhaferi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së 79-vjeçarit dhe e përkujton “Nderin e Kombit” si një Mjeshtër. Për presidentin, Bizi është një shembull frymëzues për të gjitha brezat.
Kështu, Xhaferi i jep lamtumirën një prej legjendave të klubit që drejton me të cilin Sabahu fitoi 3 tituj kampionë dhe po aq kupa.
Poll