Kombëtarja e Vajzave U-17 i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e dytë ndaj Izraelit këtë mesditë. Takimi i vlefshëm për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-17 është i fundit në këtë grup dhe përmbyll aventurën e vajzave të reja në këto kualifikuese zhvilluar në vendin tonë.
E gjithë skuadra ishte në dispozicionin e trajneres Cyme Lulaj, teksa atmosfera në skuadër është pozitiv dhe janë gati për takimin e nesërm.Shqipëria u mund 1-3 nga Kosova në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa përballja Kosovë – Izrael u mbyll me barazimin 1-1.
Ndeshja Shqipëri – Izrael do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 14:00. Dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë për të mbështetur Shqipërinë e vajzave në këtë ndeshje.