Është hedhur shorti për edicionin 2024-2025 të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të ngrejë siparin duke nisur nga data 17 nëntor.
Në shortin e hedhur në ambientete e “Shtëpisë së Futbollit” klubet pjesëmarrëse u njohën me kundërshtarët respektivë të çdo jave për këtë edicion të ri, në të dyja grupet A dhe B, që do të tentojnë ngjitjen për në Kategorinë e Dytë.
Nga Kategoria e Tretë në atë të Dytën do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B.
Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Partizani B, Shiroka, AS Himara, Klosi, Eagle Football, Sport Club UET, Olimpic Shkodra FC.
Nga ana tjetër, në Grupin B bëjnë pjesë skuadrat: Përmeti FK 1930, KF Skrapar, SK Tepelena, Bylis B, Labëria Sport Klub.
JAVA I
GRUPI A
Partizani B – Shiroka
Eagle Football – Bulqiza
Olimpic Shkodra – KF Klosi
Sport Club UET – AS Himara
GRUPI B
Bylis B – FK Skrapari
Osumi – Gramozi
Tepelena – Përmeti FK 1930
Albpetrol – Labëria SK
Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B