Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ishte shënjestra e atentatit, kush është ish-futbollisti dhe ish-presidenti i klubit shqiptar që mbeti i plagosur në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte shënjestra e atentatit, kush është ish-futbollisti dhe
Erogen Vaso alias Brajoviç

Shkodra mëngjesin e ditës së sotme është zgjuar nga “krismat” e një atentati, i cili ka tronditur të gjithë. Të shtënat me armë zjarri kanë tmerruar shkodranët, nga ku raportohet se 2 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa kanë mbetur edhe 2 të tjerë të plagosur.

Njëri prej tyre është Erogen Vaso alias Brajovic. Ky i fundit është i njohur për botën e sportit, pasi është një ish-futbollit dhe ish-president i Tërbunit. Nga sa mësohet nga mediat, Erogen Brajovic dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

43-vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.  Ndërkohë është qëlluar edhe shtetasi Armando Pali, i cili ka ndërruar jetë së bashku me Liridon Kraja.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Meri Kaceli. 25-vjeçarja po shërbente në momentin që ka ndodhur atentati, duke mos iu shpëtuar dot plumbave.

Poll

Lexo gjithashtu