Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton “Tigrat Verdheblu”

Shkruar nga NEWSPORT
Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
Ultras Tigrat Verdheblu

Rikthimi i Elbasanit në Superiore është lajmi më i mirë në javët e fundit për futbollin shqiptar. Një klub i kompletuar me traditë, infrastrukturë perfekte, investime, organikë cilësore e mbi të gjitha, një tifozëri të zjarrtë.

Kampionati shqiptar mund të quhet “i çmendur” për nga rivaliteti në fushë, por kur kjo ‘çmenduri’ ndiqet nga 200-300 veta në tribuna është për të ardhur keq. Në elitën e futbollit shqiptar ka një mungesë të madhe të ekipeve të traditës dhe qytetet e mëdha.

Mungesa e tifozëve në tribuna është një virus që është kthyer në epidemi vitet e fundit. E ku ka ilaç më të mirë për këtë virus sesa një tifozëri si ajo e Elbasanit.

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
Tigrat Verdheblu

‘Tigrat Verdheblu’ janë aseti që Superiorja fiton nga sezoni i ardhshëm. Ultrasit e Elbasanit bashkë me dashamirësit e thjeshtë nga qyteti pritet të mbushin shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” në rikthimin e tyre në elitë. E kanë faktuar këtë sezon në Kategorinë e Parë, por në Superiore është e sigurtë që do të jenë akoma më të shumtë në numër pasi përballë do të kenë skuadra si Tirana, Partizani e Vllaznia.

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
Tifozet e thjeshte te Elbasanit ne tribunen e Elbasan Arena

Jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por edhe në transferta nuk do të mungojnë ultrasit verdheblu që janë gjithnjë të organizuar për të mbështetur ekipin në çdo stadium që shkon. Të paktë janë tifozëritë që udhëtojnë me dhjetra në transferta, duke veçuar kryeqytetasit ‘Fanatics’ e ‘Guerrils’ dhe ‘Vllaznit’ e Shkodrës, ‘Tigrat Verdheblu’ janë të vetmit ultras që mund t’u bashkohen nivelit të këtyre grupimeve.

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
"Tigrat" ne transferte

Për të shkuar më thellë, në raportet mes tifozërive, ‘Tigrat’ do të sjellin rivalitet të fortë, por edhe vëllazëri në shkallët e stadiumit. Si çdo grupim ultras, edhe ata kanë raporte të ndryshme me ‘homologët’. Një marrëdhënie të shkëlqyer me ‘Vllaznit’ ku i kemi parë së bashku në një tribunë në ndeshjen Vllaznia – Tirana, si dhe raporte të mira edhe me ata të Partizanit.

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
Tifogrupet "Vllaznit" dhe "Tigrat"

Me ultrasit bardheblu, “Tirona Fanatics” raportet janë të nxehta. Dy grupimet janë rivalë të përbetuar prej vitesh ku nuk kanë munguar thumbimet edhe gjatë viteve të fundit ku nuk kanë patur mundësi të ‘përballen’ në tribuna.

Ilaçi për ‘virusin’ e tribunave, Superiorja fiton
Tigrat Verdheblu

“Ultras Tigrat Verdheblu” pasurojnë elitën e futbollit shqiptar dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jenë protagonistë në shkallët e tribunave.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga