Në Kategorinë e Tretë, KF Shiroka ka humbur sfidën e kësaj jave kundër Eagle Football me shifrat 1-0.
Skuadra nga Shiroka e Shkodrës ka qenë e pakënaqur me arbitrimin pas përfundimit të takimit.
Këtë gjë e ka shfaqur në komunikatën për median, vetë klubi. Drejtuesit janë parë të acaruar me arbitrin dhe kulmi ka qenë anullimi i një goli që sipas shirokasve ishte 100 përqind i rregullt.
“Në javën e katërt të kampionatit ndihemi të penalizuar nga vendimet e arbitrit.
Goli i shënuar nga skuadra jonë ishte më se i rregullt, por na u mohua në mënyrë të padrejtë. Gjithsesi, shohim përpara në ndeshjet në vijim.”, u shpreh klubi nga zona me të njëjtin emër në Shkodër.
Poll