
Futbolli shqiptar është në zi. Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-lojtarit të Dinamos ka trishtuar të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm.
Stavri Lubonja ka mbyllur sytë përgjithonë në moshën 89-vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në New Jersey.
Kujtojmë se në vitet 60’ është shpallur kampion me Dinamon për herë të parë, teksa ka ngritur lart trofeun e titullit edhe 2 herë të tjera.
Gjithashtu me dinamovitët është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionat me 11 gola në vitin 1959, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë e Kombëtares dhe trajner e pjesë e klubit të Dinamos.

Poll