
Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar një vëllazërore në futboll. Deputetët e dy paralamenteve zbritën në fushën e lojës, ndërsa Kosova fitoi me “manita” 5 me 0.
Ky takim u mbajt në Prishtinë. Për Shqipërinë e mbrojti portën Dash Sula, që mesa duket nuk ishte në ditën më të mirë. Sfida spikati ndër të tjera pasi në formacionin e Shqipërisë u bënë bashkë deputetë të Pozitës dhe Opozitës.
Nga minuta e parë u aktivizuan për Shqipërinë: Dash Sula, Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Xhelal Mziu, Eduard Shalesi, Florenc Spaho, Bledi Çuçi, Saimir Korreshi, Dash Sula, Xhemal Qefalia, Geldis Çeliku.
Dhe pse patën rastet e tyre, fati nuk ishte me Shqipërinë. Kosova në anën tjetër shkëlqeu me fazën ofensive të saj.
Ndër të tjerë në tribunën e tifozëve ndodhej dhe Gazment Bardhi. Në fundin e takimit u zhvillua dhe një foto e përbashkët mes pjesëmarrësve.
Foto të mundësuara nga ndeshja:










