Federata e Futbollit po realizon një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. Pas miratimit të disa vendimeve të rëndësishme në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ka nisur puna në disa fusha të ndryshme të vendit në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale.
Në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë, FSHF-ja po investon në ndërtimin e një fushe me bar artificial në fshatin Çermë Sektor pjesë e njësisë administrative Tërbuf. Momentalisht po punohet për bazamentin dhe punimet për shtrimin e tapetit artificial nisin në muajin e ardhshëm.Në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd ka nisur puna për ndërtimin e dy fushave me bar sintetik. Edhe në qytetin pranë Bashkisë Elbasan po punohet për bazamentin dhe në nëntor pritet të fillojnë punimet për shtrimin e tapetit të dy fushave.Në Korçë, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” të klubit juglindor do të vendoset tapet i ri për terrenin stërvitor dhe punimet pritet të nisin në nëntor.
Gjithashtu, në ambientet e “Shtëpia e Futbollit” do të shtohet një fushë e re stërvitore me bar artificial në shërbim të ekipeve kombëtare të moshave. Është porositur tapeti dhe punimet do të nisin në muajin nëntor.Këto investime të rëndësishme janë pjesë e projektit “100 fushat” me qëllim për të rritur cilësinë e fubollit në Shqipëri dhe për të ofruar kushte më të mira për futbollistët.