
Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit me Valur në orën 20:30. Kjo përballje do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe është e vlefshme për turin e parë të Conference League.
Kuqeblutë do të tentojnë fitoren në shtëpinë e tyre, teksa dueli i parë mes tyre ka përfunduar në barazim 2-2. Por kur na ndajnë edhe pak orë nga starti i kësaj ndeshje, kushtet atmosferike i shkojnë për shtat shkodranëve.
Para pak minutash Shkodra është përfshirë nga reshjet e shiut. Diçka të tillë e ka zbuluar Luis Ejlli, i cili nëpër një postim në rrjetet sociale shkruan: “ Meqë u ankuat për vapën, poi u sjell shiun e Shkodrës”.
Pas disa ditësh me temperature shumë të lartë, ku është përfshirë i gjithë vendi, reshjet e shiut kanë freskuar kështu Shkodrën, pak ora para se Vllaznia të zbresë në fushë për të sfiduar Valur.
