
Ish-drejtoresha e ekipit të vajzës së Tiranës, ka nisur një aventurë të re. Edonisa Aliu është bashkuar zyrtarisht me klubin e Gramshin, ku do të jetë pjesë e stafit drejtues, po tek ekipi i vajzave, ashtu sit e Tirana.
Ishte zyrtarja e klubit të Gramishit, Blerina Bajko e cili njoftoi këtë bashkëpunim me Edonia Aliun. Bajko publikoi disa foto gjatë firmosjes së kontratës, teksa shkruan: “Nis zyrtarisht projekti KFF Gramshi!”. Kujtojmë që Bajko më parë ka qenë pjesë e Partizanit dhe kështu, klubi i Gramshit bën bashkë dy ish "rivale" të kryeqytetit.
Në këtë mënyrë, Gramshi bën një afrim të bujshëm. Aliu është një drejtoreshë me përvojë e cila mund të ndihmojë shumë ekipin e gramshioteve që të krijojnë një organikë solide, për të synuar trofe.
View this post on Instagram