Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Vllaznia niset drejt Milanos, nesër luhet ndeshja e shumëpritur përballë Interit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia niset drejt Milanos, nesër luhet ndeshja e shumëpritur
Vllaznia e vajzave

Vllaznia e vajzave do të luajë nesër ndeshjen e parë ndaj Interit në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Ndërkohë që sot, vajzat shkodrane janë nisur drejt Italisë.

Vllaznia niset drejt Milanos, nesër luhet ndeshja e shumëpritur
Vllaznia e vajzave

Sfida do të zhvillohet në “Youth Development Training Center” në Milano, në orën 18:00. Vllaznia vjen në këtë përballje pas suksesit në raundin e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-s ndaj skuadrës ukrainase Kolos Kovalivka.

Vajzat kuqezi do të tentojnë të hedhin një tjetër hap përpara për të siguruar pjesëmarrjen historike në “UEFA Women’s Europa Cup”.Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit ndaj Interit, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, më 15 tetor, në orën 18:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu