
Vllaznia Femra
Vllaznia e futbollit të femrave është gati për aventurën e re europiane. Skuadra shkodrane do të luajë ditën e sotme raundin e parë të Uefa Champions League për vajza.
Ekipi i Lanchkhuti është ekipi që do të ketë përballë Vllaznia e vajzave të raundin e parë të Champions League. Ky është një ekip gjeorgjian, i cili është shpallur kampion në vendin e tij.
Kjo sfidë do të zhvillohet ditën e sotme në Gjeorgji. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Ramaz Shengelia” në Kutaisi, do të startojë në orën 16:00.
Poll