Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Dy gola vendosin finalen e madhe, Vllaznia e vajzave mposht Partizanin dhe shpallet kampione e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Dy gola vendosin finalen e madhe, Vllaznia e vajzave mposht Partizanin dhe
Vllaznia

Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”. Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të. Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.

Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Ëomen’s Champions League 2025 – 2026. Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup. Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga