Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

VIDEO/ Vllaznia ‘tërmet 7 ballë’ ndaj Partizanit, shkodranet shkojnë në finalen e madhe të “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia ‘tërmet 7 ballë’ ndaj Partizanit,
Vllaznia, vajza

Vllaznia e vajzave mposhti me rezultatin e thellë 7-0 Partizanin në gjysmëfinalen e kthimit të Final Four, të luajtur në ‘Reshit Rusi’.

Asnjë problem dhe asnjë surprizë për shkodranet që bëjnë detyrën duke u kualifikuar në finalen e madhe. Sfida e parë u mbyll me fitoren e pastër 0-3 në kryeqytet ç’ka bën që rezultati i përgjithshëm të jetë 10-0.

Pjesa e parë u mbyll me 2 gola të Berishës e Borçit, ndërsa e dyta me ritëm të dyfishtë teksa tripleta e Ramadanit dhe golat e Shalës e Lufos e kthyen në festival golash.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga