
U zhvillua sot në “Elbasan Arena” ndeshja e tretë kualifikuese e Grupit B të Ligës B për kualifikueset e EURO U19 për vajza.
Shqipëria nuk arriti të merrte pikë në përballjen direkte me vajzat e Skocisë që fituan pastër me rezultatin 0-3. Të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë me McLearu në minutën 56’, Greenëood në 63’ dhe McAuley në 69’.

Skocezet ngjiten në vendin e parë të renditjes me 9 pikë të plota dhe kualifikohen në raundin tjetër, ndërsa vajzat kuqezi mjaftohen me vendin e dytë me 6 pikë. E treta është Qipro me 3, ndërsa në fund Lihtenshtejn pa asnjë pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit B2, që u luajt në orën 15:30 në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Qipro mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 5-0.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi të dytë të Kampionatit Europian U-19 u zhvilluan në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshjet u luajtën në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas tre ndeshjeve:
Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024
Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024
Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024
Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024
Shqipëri 0–3 Skoci 09.04.2024
Lihtenshtejn 0-5 Qipro 09.04.2024
Renditja e ekipeve pas tre ndeshjeve në grupin B2:
Skoci 9 pikë
Shqipëri 6 pikë
Qipro 3 pikë
Lihtenshejn 0 pikë
Ndeshja e plotë:
Festa e vajzave te Skocise U19 pas fitores me Shqiperine