
Sot u rikthye Kupa e Shqipërisë për femra. Dhe direkt një çudi ka ndodhur në kryeqytet pasiGramshi ka mposhtur Partizanin.
Në takimin e luajtur në Arbanë, të kuqet hasën shumë vështirësi për të dalë në lojën e tyre. “Demat” vajza mendohej të ishin favorite por ja që nuk rezultoi kështu. Klubi i futbollit të vajazave, KFF Gramshi arriti të korrte sukses 2-0 ndaj kryeqytetaseve në “Kompleksin Sportiv Dinamo”.
Dy golat e fitores u shënuan nga e huaja Allaoui dhe Begalllo. 25 vjeçarja franceze hapi siparin në minutën e 28-të, ndërsa Mesuare Begallo shndërroi në gol një kundërsulm falë driblimeve individuale. 24 vjeçarja nuk festoi fare, pasi kundërshtarët e kuq janë ish-klubi i saj.
Kjo fitore merr më shumë vlera kur mendon faktin se gramshiotet ishin me një lojtare më pak që nga dalja jashtë e Durmishit në minutën e 22-të. Ashtu siç Neësport paralajmëroi 1 ditë më parë, transferta ndaj Gramshit nuk kishte për të qenë aq e lehtë për Partizanin, që e kishte marrë me sportivitet mesa duket.
Goli i dytë i Gramshit