Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Turneu “UEFA Development” për vajza U-15/ Shqipëria nis të dielën grumbullimin, trajnerja Tota fton 20 futbolliste

Shkruar nga NEWSPORT
Turneu “UEFA Development” për vajza U-15/ Shqipëria nis
Trajnerja Rabie Tota dhe lista

Kombëtarja U-15 për vajza nis këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Ndeshjet e turneut do të zhvillohen të gjitha në “Shtëpinë e Futbollit” dhe së bashku me Shqipërinë do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Estonisë, Kosovës dhe Moldavisë.

Në prag të këtij turneu që ngre siparin të mërkurën me ndeshjet e para, trajnerja Rabie Tota ka zbardhur listën me 20 futbollistet e grumbulluara, të cilat janë produkt i punës së bërë me seleksionime e seanca stërvitore përgjatë këtyre muajve.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 24 shtator, takimin e dytë kundër Estonisë më 26 shtator dhe do ta mbyllë turneun me takimin ndaj Kosovës më 29 shtator.

Turneu “UEFA Development” për vajza U-15/ Shqipëria nis
LISTA

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:

Kosovë-Estoni, 24 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Moldavi, 24 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Moldavi-Kosovë, 26 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Estoni, 26 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Estoni-Moldavi, 29 shtator, 11:00, Shtëpia e Futbollit

Shqipëri-Kosovë, 29 shtator, 15:00, Shtëpia e Futbollit

Poll

Lexo gjithashtu