Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Spektakël mes 4 golave në “Elbasan Arena”, kombëtarja shqiptare i “bën ballë” Izraelit

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël mes 4 golave në “Elbasan Arena”, kombëtarja
Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave

Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave barazoi 2-2 me Izraelin në ndeshjen e fundit kualifikuese, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Ava Hysenaj dhe Kejsi Demiraj ishin autoret e golave për Shqipërinë në këtë takim.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Reshiti (GK), Rushaj (C), Lorja, Tuku, Demiraj, Hysenaj, Malaj, Lajthiza, Bekteshi, Kuka dhe Klleci.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin kuqezi, pasi Shqipëria zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t me Ava Hysenaj. Izraeli barazoi në minutën e 21-të me Ella Esther Fabian dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Në fraksionin e dytë, Kombëtarja shqiptare mori sërish avantazhin në minutën e 77-të me Kejsi Demiraj, por ky avantazh zgjati vetëm tre minuta, pasi Izraeli barazoi në minutën e 80-të me Ela Ifrach. Ndeshja Shqipëri – Izrael u mbyll 2-2.

Takimi tjetër i grupit, Estoni – Greqi, përfundoi me fitoren e Greqisë 2-1.

Të gjitha ndeshjet e raundit të parë të grupit B2 të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 2026 u zhvilluan në “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena”, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu