Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Rikthehet Kupa e Shqipërisë për femra, transferta e Partizanit spostohet në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Kupa e Shqipërisë për femra, transferta e Partizanit
Tirana - Partizani, femra

Kupa e Shqipërisë për femra rikthehet në aksion dhe nis nga faza e grupeve. Një nga takimet më të bukura është ai midis Gramshit dhe Partizanit.

Femrat e kuqe “udhëtojnë” për në transfertën e Gramshit. Kryeqytetaset vetëm se e kanë në letër transfertë pasi sfida mes dy klubeve të Superiores zhvillohet në Tiranë. Gramshiotet i zhvillojnë stërvitjet në kryeqytet dhe duke qenë se është një ndeshje kupe kanë vendosur ta zhvillojnë takimin në Arbanë, tek kompleksi sportiv i Dinamos.

“Demat” vajza do të përpiqen të mposhtin me cilësitë që kanë Gramshin, i cili është një ekip me goxha investime në futbollin e femrave. Madje, si drejtore të klubit KFF Gramshi ka marrë ish-menaxheren e Tiranës. Sfida e bukur e grupit A luhet në datën 28 në orën 13:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga