Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Rikthehet kampionati i futbollit të vajzave, spikat në javën e 8-të sfida Apolonia – Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet kampionati i futbollit të vajzave, spikat në javën e
Vllaznia - Partizani, vajza

Rikthehet pas pauzës së ekipeve kombëtare kampionati i futbollit të vajzave. Sot do të luhet ndeshja hapëse e javës së 8-të. Partizani do të presë në shtëpi ekipin e Laçit. Të kuqet kanë pasur një ecuri të mirë këtë sezon dhe janë në kërkim të fitores së radhës. Ndeshja do të zhvillohet në ora 14:30 në stadiumin “Arena e Demave”.

Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën, dy prej të cilave në orën 10:00 dhe dy të tjerat në orën 13:00. Ndeshja Kinostudio – Gramshi pritet të jetë mjaft e luftuar, duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalon skuadra e Gramshit këtë edicion, duke u renditur në vendin e dytë pas 7 ndeshjesh. Ndeshja do të luhet në QKS Kamëz në ora 10:00. Takimi tjetër i orës 10:00 është ai mes Egnatia – Lushnja.

Apolonia – Vllaznia është pa dyshim një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 8-të, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu”. Përballë kampioneve në fuqi, fieraket e vendit të katërt në kampionat do të provojnë shanset e tyre. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 13:00.

Sfida tjetër është ajo mes Teuta – Tirana, që do të luhet në Durrës. Një ndeshje mjaft delikate për të dyja ekipet, me kryeqytetaset që nuk e kanë nisur mjaft mirë këtë edicion dhe duan të marrin tre pikët. Edhe Teuta kërkon rezultat pozitiv në këtë sfidë. Ndeshja do të luhet në ora 13:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 8-të

Partizani – Laçi, 7 dhjetor, ora 14:30

Kinostudio – Gramshi, 8 dhjetor, ora 10:00

Egnatia – Lushnja, 8 dhjetor, ora 10:00

Apolonia – Vllaznia, 8 dhjetor, ora 13:00

Teuta – Tirana, 8 dhjetor, ora 13:00

 

Renditja aktuale

Vllaznia 21 pikë

Gramshi 18 pikë

Partizani 15 pikë

Apolonia 12 pikë

Kinostudio 8 pikë

Laçi 7 pikë

Egnatia 7 pikë

Tirana 3 pikë

Teuta 1 pikë

Lushnja 1 pikë

Rikthehet kampionati i futbollit të vajzave, spikat në javën e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga