Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionati i vajzave/ Java e 17-të luhet e ndarë në tre ditë, spikat ndeshja Teuta – Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i vajzave/ Java e 17-të luhet e ndarë në tre
Kategoria Superiore për vajza

Java e 17-të e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë. Kjo javë nis me sfidën Egnatia – Lushnja, që do të luhet më 1 maj në ora 11:00. Të shtunën do të luhet ndeshja Gramshi – Partizani në ora 17:00. Dy sfidat e tjera janë programuar të zhvillohen ditën e diel.

Ndeshja Apolonia – Kinostudio do të luhet të dielën në ora 10:00 ndërsa përballja e fundit e javës së 17-të dhe ajo më interesantja do të luhet në Durrës në ora 17:00 mes Teutës dhe Vllaznisë.

Katër skuadrat që janë kualifikuar në fazën “Final 4” janë përcaktuar, teksa dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo. Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën. Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kategoria Superiore për vajza – Java 17

E premte, më 1 maj

Egnatia-Lushnja                             11:00

E shtunë, më 2 maj

Gramshi-Partizani                         17:00

E diel, më 3 maj

Apolonia-Kinostudio                     10:00

Teuta-Vllaznia                                  17:00

Poll

Lexo gjithashtu