Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Hidhet shorti “Final 4” për vajza! Gramshi gjen Vllazninë, Teuta përballet me Apoloninë

Shkruar nga NEWSPORT
Hidhet shorti “Final 4” për vajza! Gramshi gjen Vllazninë,
“Final 4” për kampionatin e vajzave

U hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku u përcaktuan ndeshjet gjysmëfinale.

Sipas skemës së përcaktuar në fillim të sezonit, skuadrat u ndanë në dy vazo: Vllaznia dhe Apolonia, si skuadrat e renditura më mirë në klasifikim, ishin të vendosura në vazon e parë, ndërsa Gramshi dhe Teuta, si ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt, u vendosën në vazon e dytë.

Gramshi – Vllaznia dhe Teuta– Apolonia janë çiftet gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të renditura në vazon e dytë, ndërsa ato të kthimit në fushën e skuadrave të vendosura në vazon e parë.

Gjysmëfinalet e para do të luhen më 17 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të zhvillohen më 23 maj. Në rast barazimi të rezultatit pas dy takimeve të lojës së rregullt, kualifikohet për në finalen e madhe skuadra e renditur më mirë në klasifikim.

Ndërkohë, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt. Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu