Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Kategoria Superiore” U-17 për vajza/ 14 gola në gjysmëfinalet, Vllaznia dhe Partizani “pa frena”

Shkruar nga NEWSPORT
“Kategoria Superiore” U-17 për vajza/ 14 gola në
Partizani U-17 - Apolonia U-17

Janë zhvilluar sot ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në kampionatin “Kategoria Superiore” U-17 për vajza, duke përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste të këtij edicioni.

Në përballjen e parë, Vllaznia U-17 tregoi forcën e saj duke triumfuar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Elbasanit U-17, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga skuadra shkodrane.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Partizani U-17 siguroi biletën për në finale pas fitores bindëse 6-0 ndaj Apolonisë U-17, duke konfirmuar formën shumë të mirë në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Në këtë mënyrë, finalja e madhe do të jetë mes Vllaznisë U-17 dhe Partizanit U-17, dy skuadra që kanë spikatur gjatë gjithë sezonit dhe që tashmë do të diskutojnë trofeun e kampionatit.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 6 maj, ora 17:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, aty ku do të kurorëzohet kampionia e re e këtij edicioni.

 

Poll

Lexo gjithashtu