Shqipëria pasi ka pritur ndeshjën e parë të Kombëtares së Femrave dhe vazhdon të organizojë turne të ndryshme të moshave, tashmë radhën e ka të organizojë ndeshjet e grupit të vajzave U-17. FSHF ka njoftuar se të 3 takimet e këtij turneu që angazhon vajzat e reja do të zhvillohen në vendin tonë dhe në 2 impiante.
Stadiumet që do të presin këto takime nga data 30 tetor deri në 5 nëntor janë “Elbasan Arena” dhe “Shtëpia e Futbollit”. Kjo e fundit është kthyer në një shtëpi turnesh pasi vetëm këto muajit e fundit ka mbajtur shumë evente si për U-15, për femrat dhe aktivitete të ndryshme për Dev elopment.
Kundërshtarët e Femrave tona janë Kosova dhe Izraeli. Ndeshja hapëse është ajo “vëllazërore” me “Dardanet” e vogla, ndërsa përmbyllësja është ndaj izraeliteve. Kalendari është publikuar nga FSHF duke bërë të ditur për tifozët edhe oraret e sakta të nisjes së sfidave interesante.