Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbërrin në Zagreb, të martën luhet ndeshja e radhës ndaj Kroacisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbërrin në Zagreb, të
Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja e vajzave ka udhëtuar sot drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

Vajzat arritën një fitore të madhe të premten në “Loro Boriçi”, me rezultatin 4-0 ndaj Kroacisë dhe do të tentojnë sërish një tjetër triumf në transfertë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i vetmi shqetësim për grupin është portierja Viona Rexhepi, e cila u dëmtua në sfidën e të premtes. Gjendja e saj po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor i Kombëtares dhe do të vendoset nesër nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit Armir Grima.

Gjithashtu, në këtë sfidë tekniku kuqezi nuk do të ketë në dispozicion Arbenita Currajn, e cila ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.

Ekipi do të mbyllë nesër përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, që do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.

Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbërrin në Zagreb, të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga