
Ashtu si Kombëtarja shqiptare e vajzave edhe ajo e Ukrainës ka nisur përgatitjet intensivisht për duelin e ditës së premte. Shqipëria e vazjave do të sfidohen me Ukrainën e vajzave në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”.
Një duel shumë i rëndësishëm për ekipet që nisin kështu rrugëtimin e tyre në Nations League. Ukrainaset ditën e nesërme do të zbarkojnë në Shqipëri, ku më pas do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para duelit me vajzat kuqezi.
Bashkë me ekipin ukrainas në Shqipëri pritet të vijë edhe presidenti i Ukrainës, Andriy Shevchenko. Ky i fundit dëshiron të jetë prezent në një nga sfidat më të rëndësishme të kombëtares së tij që do të luajë në Nations League për vajza.
???? Ukraine's women's national team is preparing for the opening matches of the UEFA Women’s Nations League!
— Ukrainian Association of Football (@uafukraine) February 19, 2025
21.02. ???????? Albania - Ukraine ????????
25.02. ???????? Ukraine vs Croatia ????????
Both matches will start at 19:00 Kyiv time.@uafwomen @WEURO2025 #UWNL pic.twitter.com/FmGbNQcxzu