Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste të edicionit të 16-të

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ Përcaktohen katër ekipet
Tirana - Apolonia

Apolonia, Egnatia, Tirana dhe Kinostudio janë katër ekipet gjysmëfinaliste të edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Në një format tërësisht të ri, skuadrat u ndanë në tri grupe sipas renditjes së tyre në fazën e parë të kampionatit. Në fundjavë dhe sot u luajtën tri ndeshjet e fundit në secilin grup, duke përcaktuar kështu edhe skuadrat gjysmëfinaliste.

Apolonia siguroi biletën në gjysmëfinale pasi u rendit e para në grupin A. Edhe pse me pikë të njëjta me Partizanin dhe Gramshin, fieraket siguruan gjysmëfinalen falë golavarazhit të mirë. Në takimin e ditës së sotme, Partizani mposhti Apoloninë me rezultatin 4-3. Një fitore që nuk vlen për të kuqet, pasi nuk kalojnë dot në fazën tjetër.

Egnatia kaloi në gjysmëfinale pasi u rendit e para në klasifikimin e grupit B me 6 pikë. Në vendin e dytë u rendit Kinostudio me 3 pikë dhe në vendin e tretë Laçi me 0 pikë.

Sakaq, edhe Tirana siguroi kalimin në fazën e 4 më të mirave. Kryeqytetaset u renditën të parat në grupin C me 6 pikë, teksa Lushnja dhe Teuta ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 1 pikë.

Në fazën gjysmëfinale ka siguruar kalimin edhe ekipi i Kinostudio, si skuadra e dytë më e mirë në të treja grupet falë golavarazhit më të mirë.

Për përcaktimin e çifteve gjysmë finaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Përcaktohen katër ekipet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga