Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ 4 skuadra në lojë për trofeun, njihuni me ndeshjet gjysmëfinale

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ 4 skuadra në lojë për
Kupa e Shqipërisë, vajza

Kupa e Shqipërisë për vajza ka hyrë në fazën më vendimtare të saj, aty ku katër skuadrat më të mira zbresin në fushë për të siguruar biletën e finales.

Vllaznia, Teuta, Gramshi dhe Apolonia kanë kaluar me sukses fazën çerekfinale dhe tashmë janë vetëm dy hapa larg trofeut.

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, të cilat pritet të ofrojnë rivalitet dhe mjaft emocione, bazuar në formën e ekipeve këtë sezon.

Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave, përballjet gjysmëfinaliste janë:

Teuta – Vllaznia

Gramshi – Apolonia

Oraret zyrtare të ndeshjeve do të përcaktohen në vijim dhe do të komunikohen për publikun dhe mediat, në prag të një fundjave që premton spektakël në Kupën e Shqipërisë për vajza.

Kupa e Shqipërisë për vajza/ 4 skuadra në lojë për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu