Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kupa e Shqipërisë për vajza/ 26 gola në 4 ndeshje, Teuta turpëron Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë për vajza/ 26 gola në 4 ndeshje, Teuta
Kupa e Shqipërisë, vajza

Vllaznia, Apolonia, Teuta e Gramshi janë katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për vajza. Nuk kishte surpriza në ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, teksa të katër këto ekipe triumfuan pa lëkundje në ndeshjet respektive, duke prerë me bindje biletat për në fazën tjetër.

Pas triumfit 9-0 ndaj Atletik Klub në ndeshjen e parë, Vllaznia fitoi edhe takimin e dytë me rezultatin 3-0 të shtunën. Shkodranet konfirmojnë kështu formën e tyre pozitive edhe në këtë edicion të këtij kompeticioni.

Sakaq, të shtunën u luajtën edhe dy sfidat e tjera, ku Apolonia mposhti 8-1 Kinostudion. Fieraket kontrolluar ndeshjen, duke treguar qartë se mbeten një nga pretendueset për këtë trofe.

Teuta vijoi marshimin bindës, duke mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 8-0. Një paraqitje e fortë, me intensitet dhe gola, që vuloisi kualifkimin e durrsakeve në katërshen më të mirë të këtij edicioni të Kupës.

Ndërkaq, në sfidën e luajtur këtë të hënë, Gramshi mposhti Egnatian me shifrat 6-0.

Kupa e Shqipërisë hyn tani në fazën ku gabimet nuk falen dhe ku vetëm më të fortat vazhdojnë në fazën tjetër. Katër të kualifikuarat në gjysmëfinale janë: Vllaznia, Apolonia, Teuta dhe Gramshi.

Kupa e Shqipërisë për vajza – Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

Vllaznia 3-0 Atletik Klub

Apolonia 8–1 Kinostudio

Teuta 8–0 Partizani

Gramshi 6–0 Egnatia

Poll

Lexo gjithashtu